Gjata: Ndryshimet nuk ka prekin, KQZ funksionon
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Clirim Gjata, nuk eshte aspak i shqetesuar per ndryshimet e bera ne Kushtetute, qe “shkrijne” institucionin qe ai drejton. Ne nje reagim, menjehere pas votimeve ne Kuvend, Gjata nuk e vleresoi si shqetesues heqjen e KQZ nga Kushtetuta. “KQZ vepron si subjekt. Me kete lloj veprimi qe ka ndermarre politika eshte shmangur pesha e saj mbi institucionin zgjedhor”, tha dje kryetari. Sipas Gjates, nuk perben aspak problem per institucionin ndryshimet kushtetuese, pasi KQZ do te funksionoje si institucion dhe kompetencat e tij jane te sanksionuara ne Kodin Zgjedhor. “E rendesishme tashme qe reforma te behet shpejt dhe te percaktohen sakte ne Kod ndryshimet qe do te behen”, theksoi Gjata. Kryetari nuk e vleresoi si shqetesuese as rastin nese do te kete vendi zgjedhje te parakohshme. Sipas tij, ne rast te tille KQZ mund t’i organizoje ato fare mire. “Nuk do te kete asnje lloj problemi nese zhvillohen zgjedhje te pjesshme sepse KQZ funksionon si institucion me vete, mbi bazen e Kodit Zgjedhor. Ndaj besoj se tashme duhet te pershpejtohet puna per ndryshimin e permiresimin e Kodit Zgjedhor”, theksoi kryetari i institucionit, qe nuk mund te quhet me institucion kushtetues. Kjo pasi me shumice votash, Kuvendi vendosi heqjen e tij nga Kushtetuta. KQZ ekziston vetem si institucion qe percaktohet ne Kodin Zgjedhor. Gjata nuk mohoi faktin se gjate diskutimeve per permiresimin e kodit te behen dhe ndryshime ne perberjen e KQZ-se apo ne menyren e funksionimit si nje institucion i perhershem apo i perkohshem. Nderkohe qe, anetare te tjere ne KQZ, si Fatmir Kumbaro e kane kritikuar ashper ndryshimin qe politika po kerkon t’i beje komisionit qendror. Ne nje interviste per gazeten, Kumbaro i ka cilesuar si te shpejtuara e te pa analizuara mire ndryshimet kushtetuese. Ne menyre te vecante ato per KQZ-ne. Sipas tij, vendi nuk eshte ende ne ato standarde sa te shkrihet institucioni zgjedhor. Ndonese pranoi se ne vende te tjera te botes ekzistojne variante te tilla qe KQZ eshte nje institucion i perkohshem, e mblidhet pak muaj para zgjedhjeve. R.Rapushi