E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i tre Presidenteve: Marredhenie te shkelqyera

SHKODER - Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, ka takuar dje ne qytetin e Shkodres, Presidentin e Kroacise, Stipe Mesic dhe Presidentin e Malit te Zi, Filip Vujanovic. Te tre Presidentet zhvilluan nje takim ne nje lokal ne hyrje te qytetit te Shkodres, rreze kalase. Pas vizites se kalase me vlera te medha historike “Rozafa”, Presidenti Topi dhe dy homologet e tij, Mesic dhe Vujanovic, i vleresuan para mediave, te shkelqyera marredheniet mes te tre shteteve. Presidenti Topi, duke iu referuar vizites ne kalane e "Rozafes”, tha se “kemi preferuar qe takimin ta bejme ne Shkoder, ne kete qytet qe eshte i mbushur me histori, por qe eshte edhe tregues shume i rendesishem i marredhenieve tradicionale historike qe ne kemi midis vendeve tona”. Presidenti Topi, theksoi se “me dy miqte Presidente te Kroacise dhe Malit te Zi, eshte diskutuar rreth te ardhmes euroatlantike te vendeve tona dhe ky takim eshte nje tregues i atyre marredhenieve qe ne deshirojme t’i forcojme ne te ardhmen”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›