E Diel, 1 Nëntor 2026

Boyle dëshiron të punon me GaGa

Susan Boyle insiston se ajo do të dëshironte “të incizonte” një duet me këngëtaren Lady GaGa.

Këngëtarja e hitit “I Dreamed a Dream” – e cila ka shituar miliona të kopjeve të albumit të saj debutues – ka thënë se ajo ëndërron të këndoj bashkë me këngëtaren e hitit “Telephone”.

“Mendoj se Lady GaGa është një artiste e mrekullueshme, krejtësisht origjinale dhe më pëlqejnë kostumet e saj”, tha ajo.

“Po, dëshiroj ta bëj një duet më të, të njëjtë edhe në paraqitje sikurse ajo kishte me kapelën e saj”.

Edhe GaGa më parë kishte thënë se do i pëlqente nëse do të punonte me Boyle.

“Mendoj se ajo është e mrekullueshme”, kishte thënë ajo në fillim të muajit. “Ajo është aq unike dhe do dëshiroja të punoja më të”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›