E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jessica duket bukur në New York

Bukuroshja Jessica Simpson është dukur bukur në tepihun e kuq në New York ku ishte në premierën e filmit “Shine On”.

Simpson (29) ka insistuar se asaj nuk i intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për të – përderisa ka treguar se pse është paraqitur aq natyrale për ballinën e revistës “Marie Claire” që do të del në shitje në maj.

“Nuk kam asgjë për të thënë”, tha ajo. “Çfarë thonë njerëzit për mua nuk është punë e imja”.

Ajo po ashtu ka folur edhe për stilin e saj të famshëm të flokëve.

“Njerëzit mendojnë se krehja e tyre është e vështirë, por nuk është. Floku i juaj do të duket i shpupurishur dhe jo i rregulluar”, tha ajo.

“Unë dal vetëm kur jam mirë dhe seksi dhe dëshiroj që t’i kem flokët e gjata dhe të shtrira në shpinën time. Por, më pëlqejnë edhe flokët e shpupuritura”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›