Shkarkohet Prekazi?

Rezultatet dëshpëruese nëpër të cilat po kalon Hysi në stinorin pranveror, e kanë detyruar pronarin e këtij klubi, Hysen Sadiku të bëjë ndryshime në shtabin teknik të skuadrës.
Burimet e gazetës Express kanë bërë të ditur se pas humbjes që e pësoi të dielën në shtëpi nga Kosova e Vushtrrisë me rezultat 1:2, bosi i Hysit ka vendosur ta shkarkojë nga posti i trajnerin Luan Prekazi.
Në anën tjetër, sekretari i Hysit, Agim Luta nuk e ka përjashtuar mundësinë që të hënën t’i kumtohet Prekazit shkarkimi nga detyra. Sipas tij, pritet të ketë edhe shkarkime të tjera.
“Të hënën në ora 15:00 kemi mbledhje, në të cilën do të vendoset gjithçka. Ka arsye edhe për shkarkimin e Prekazit, sepse ende nuk e ka shënuar asnjë fitore. Por, mund të shkarkohem edhe unë, apo ndonjë zyrtar tjetër, sepse nuk është përgjegjës vetëm një njeri për këto rezultate. Përgjegjësinë duhet ta marrin të gjithë”, deklaroi Luta për Express, të dielën mbrëma.
Mësohet se mbledhjen e së hënës e ka iniciuar vetë kryetari i klubit, Hysen Sadiku, i cili i ka ftuar në këtë takim të gjithë futbollistët e ekipit dhe zyrtarët e tjerë të skuadrës.
Titulli i kampionit është synimi kryesor i Hysit, i cili po e ndjek me ngulm këtë trofe. Mirëpo, në pranverë bardhezinjtë ende nuk e kanë shijuar asnjë fitore. Në gjashtë xhirot e deritanishme të stinorit pranveror, Hysi i ka pësuar dy disfata, derisa katër herë ka luajtur baras.