E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo: Reforma të mëdha në OBT

Ministri

Shqipëria ka shkëlqyer para anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë me zv.ministrin e Ekonomisë, Eno Bozdo. Duke renditur me radhë reformat e ndërmarra nga qeveria, zv.ministri ka bindur organizatën më të madhe të tregtisë, se Shqipëria ka ecur përpara me tregtinë e jashtme, deficiti i së cilës në mars ishte 450 milionë dollarë. “Të gjithë përfaqësuesit përgëzuan qeverinë shqiptare për arritjet e jashtëzakonshme dhe e nxitën atë të vazhdonte me rrugën e nisur të reformave, të liberalizimit të mëtejshëm të tregtisë, të rritjes së konkurrueshmërisë ekonomike”, ishte njoftimi zyrtar i METE-s.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›