E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji po mbikëqyret nga ndërkombëtarët

Plani për romët

Mblidhet grupi ndërministror për romët. Struktura drejtohet nga zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra, dhe marrin pjesë zëvendësministrat e ministrive përgjegjëse për zbatimin e strategjisë, dekadës dhe planit të veprimit për romët.

Gjatë takimit, ministri Spiro Ksera u shpreh se Plani i Veprimit të Dekadës Rome është një dokument i rëndësishëm, i cili duhet të shërbejë si plan pune për çdo institucion që ngarkohet me përgjegjësi konkrete. Sipas Kserës, çdo institucion duhet të njohë dhe të respektojë detyrat e tij, pasi tashmë Shqipëria ndodhet në fazën e implementimit të legjislacionit dhe se institucionet ndërkombëtare mbikëqyrin në çdo hap nivelin e këtij implementimi.

Zv/ministrja Kodra u shpreh se tashmë jemi në kohë për të filluar bashkëpunimin mes të gjitha institucioneve për të plotësuar të gjitha detyrimet. “Ministria e Punës është e angazhuar të plotësojë detyrimet e saj, si dhe të luajë rolin e koordinatorit për institucionet e tjera në fushën e njohjes dhe të zbatimit të të drejtave të minoritetit rom dhe marrjen e masave për përmirësimin e jetës së tij”, sqaroi Kodra.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›