E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo: Shkurtohen afatet për licencim

 

Marrja e një licence për bizneset, tani kërkon më pak kohë dhe kosto. Komuniteti i biznesit ka diskutuar rreth reformës në fushën e licencimit. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, deklaroi në takim se krijimi i një mjedisi të favorshëm për nismën e lirë është një ndër prioritetet e qeverisjes. Sipas Bozdos, përmes reformës rregullatore janë bërë hapa të mëdhenj para, për lehtësimin e biznesit gjatë mandatit të parë të qeverisjes, janë reduktuar afatet, kosto duke rritur kështu  efektivitetin e shërbimeve, si në tatime, prokurime, regjistrim dhe së fundmi, edhe në licencimin e biznesit. Lidhur me licencimin, Bozdo u shpreh se sistemi do të marrë formën e tij të plotë brenda datës 31 dhjetor, 2009. Në këtë mënyrë QKL do të sigurojë dhe aksesin në Regjistrin Elektronik të Licencave dhe Lejeve edhe të autoriteteve të tjera, duke mundësuar bërjen publike të lejeve dhe licencave nëpërmjet faqes zyrtare të QKL-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›