E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e papunësisë

 

Sipas vrojtimit më të fundit të kryer nga Banka e Shqipërisë, për muajt në vijim konsumatorët presin të rritet niveli i papunësisë. Konkretisht gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009, treguesi i besimit të konsumatorit (TBK) shënoi një përmirësim të ndjeshëm, duke ndjekur rritjen e lehtë të regjistruar në tremujorin e parë të vitit. Njëkohësisht, situata e blerjeve dhe e kursimit është përmirësuar, megjithëse balancat e tyre mbeten ende në vlera negative. Në tremujorin e dytë të vitit, pritjet e kuantifikuara të konsumatorëve për vlerën e inflacionit pas 12 muajsh qëndrojnë rreth vlerës 1.7 për qind, 0.3 pikë përqindjeje më pak se në tremujorin e kaluar. Ndërkohë, për herë të parë në tremujorin e dytë 2009, balanca e pritjeve të konsumatorëve për çmimet pas një tremujori dhe pas një viti shënoi vlera negative. Për sa i përket nivelit të papunësisë në gjashtëmujorin e ardhshëm, rreth 36 për qind e konsumatorëve presin që ai të rritet dhe rreth 28 për qind e tyre presin që ai të ulet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›