“S’ka analiza, jam me leje kthehem më 1 tetor”
Që muaji gusht është i vdekur në spitalin "Nënë Tereza", kjo deri diku justifikohet. Me vapën, me pushimet, ndonëse bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe përgjegjësia duhet të jetë madhore. Por që të shkosh në fillim të shtatorit dhe të mos mundesh të ekzaminohesh, pasi personeli mjekësor është me leje, sikur s'ka vend ku të rrijë. E ja që ndodh kështu në shërbimin e ORL-së të spitalit "Nënë Tereza". "Jam me leje, kthehem më 1 tetor". Këtë fjali të shkruar me dorë në një recetë, e gjen te ngjitur me ankerplast në derën e njërës prej dhomave. Aty kryhen ekzaminimet e Audiometrisë dhe Audiogramës, për të gjithë personat që kanë probleme me dëgjimin. Ekzaminimet janë unike në të gjithë shërbimin e ORL-së. Kur laborantja është me leje (që zgjaskwrka jo pak por, një muaj të tërë) në të gjithë shërbimin nuk mundet ta zëvendësojë askush. Mbishkrimi në derë qëndron i varur prej disa ditësh ndërsa pacientët nuk dinë ku të drejtohen. Zgjidhja e vetme për ta mbeten klinikat private. Gjithçka duket qartë në foto. z.ll.