Bozdo Shqiperia ka plotesuar 95 te standarteve boterore
Në procesin e standardizimit Shqipëria zotëron kapacitet për t`ju përgjigjur tregut vendas me standardet e fundit botërore dhe të dhënat tregojnë rritje të interesit të tij, pasi për ekonominë tonë zbatimi i standardeve në produkte e shërbime inkurajon zhvillimin ekonomik, mirëqenien, sigurinë dhe cilësinë e jetës.
"Raporti i fundit i Progresit tregoi qartë avancimin që Shqipëria ka bërë në këtë fushë në adaptimin e 95% të standardeve EN", u shpreh sot zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, në aktivitetin në Ditën Botërore të Standardeve, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve (DPS).
Në aktivitet, ku merrnin pjesë përfaqesues nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Konfindustria, Infrastruktura e cilësisë, Shoqata e Konsumatorit, Universitetet, etj, u dha moto e Ditës në gjithë botën, "Standardet krijojnë mirëbesim në nivel global".
DPS, e ndërtuar sipas modelit europian, bashkëpunon ngushtë me homologët e huaj për aplikimin e standardeve ndërkombëtare, të cilat i ka mundësuar si shqiptare në një proces ku sot në Shqipëri punojnë vullnetarisht rreth 200 ekspertë të fushave.
"Vëmendja e Qeverisë është që të realizohet sigurimi i këtij mirëbesimi, që nënkupton se produktet dhe shërbimet e ofruara të jenë siç i presim, pasi standardet ndërkombëtare japin qartë kërkesat thelbësore të tyre", tha Bozdo.
Përdorimi i standardeve ndërkombëtare zvogëlon barrierat tregtare, promovon sigurinë, mundëson që produktet, shërbimet dhe sistemet të bashkëveprojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin, promovon risitë në fusha të ndryshme ekonomike, ku përfitues janë konsumatorët, prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve.
"Gjatë dy viteve të fundit Qeveria është fokusuar kryesisht në plotësimin e legjislacionit në fushën e standardizimit, duke e përafruar me legjislacionin dhe praktikat e BE-së, në adoptimin e standardeve europiane të harmonizuara dhe ndërkombëtare në fushat me interes për ekonominë", tha Bozdo.
Në dy vitet e fundit janë plotësuar standardet në fushat e ndërtimit, ushqimit, mjeksisë, stomatologjisë, tekstilit, sigurinë e lodrave të fëmijëve, etj.
Bozdo inkurajoi bashkëpunim më të ngushtë dhe aktiv me DPS-në të biznesit në prodhim dhe shërbime në procesin e standardizimit për tregun vendas dhe ato të orientuar për eksport.
Sipas tij, kompanitë në vendet e zhvilluara mbështesin fuqishëm organizmat kombëtare të standardizimit, pasi përmes standardeve, ofrohen teknologji të reja, zhvillohen ekonomitë, rritet konkurueshmëria dhe cilësia e jetës.
Drejtori i Përgjithshëm i DPS-së, Bashkim Muça, paraqiti punën që ka bërë kjo drejtori në përmirësimin e standarteve sipas modeleve më të fundit europiane dhe botërore, përfitimet, etj.