Rregullore e re e Bankes se Shqiperise
Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi një Rregullore të re për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat. Për shkak të zhvillimit të shpejtë të sistemit bankar, por edhe për shkak të mbrojtjes më të mirë nga kriza financiare botërore, Banka e Qendrore ka shfuqizuar Rregulloren e vitit 2004 dhe ka vendosur normativa të reja, më rigoroze dhe më të përditësuara.
Me rregulloren e re, bankat janë të detyruara që strukturat kompetente për rrezikun e kredisë t’i ndajnë qartë nga ato të ngarkuara për shitjen e kredive. Në buletinin zyrtar të publikuar së fundmi nga banka e Shqipërisë, thuhet se Përveçse duhet të kenë strategji dhe rregulla të qarta për admnistrimin e rrezikut të kredisë, bankat do të jenë të detyruara të kryejnë vetë, të paktën dy herë në vit testime mbi kapitalin, apo të quajtura ndryshe stress-teste. Rregullorja e re nuk ka ndryshime esenciale në klasifikimin e kredive dhe në masën e detyrimit për mbulim me fonde rezervë, në varësi të kohës së vonesës në shlyerje.
Një kredi trajtohet si e humbur nëse vonesa kalon një vit kalendarik dhe në këtë rast duhet të mbulohet me fonde rezervë apo provigjione në masën 100%. Risi e rregullores është se bankave do t’ju rritet vlera e kolateralit si instrument në bilanc për të zbutur rrezikun e kredisë. Kjo do të thotë që, në rastin e kredive me vonesë në shlyerje, bankat mund të llogarisin si provigjione edhe një pjesë të vlerës së kolateralit të pranuar si garanci. Rregullorja vendos një kufi të ri për sa i përket kredisë në valutë të ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Shuma e këtyre kredive në portofolin e një banke nuk duhet të kalojë me katër herë vlerën e kapitalit rregullator.
Gjithashtu Këshilli mbikqyrës i Bankës SH, ka vedosur shtypjen e monedhave metalike për vitin 2012, për qëllime numizmatike, kushtuar “Nënë Terezës”. Trajtimi i tematikës për këto monedha do të jetë i lirë, duke respektuar, që në pamjen kryesore të kenë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të kenë të shkruar “Shqipëri–Albania 2012”.