E Hënë, 2 Nëntor 2026

Financat Amnistia fiskale qytetaret te ndergjegjesuar per perfitimet

Tashmë qytetarët shqiptarë janë ndërgjegjësuar për përfitimet nga procesi i amnistisë fiskale dhe këtë e tregojnë statistikat e deritanishme.

Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj.

Sipas tij, falja e detyrimeve për tatimpaguesit ka qenë edhe pjesa më e suksesshme e këtij procesi.

“Janë falur 2.7 miliardë lekë qytetarëve, ndërsa 220 milionë lekë janë falur për automjetet.

Nuk ka asnjë arsye për të patur shtyrje, pasi ka nisur aplikimi në masë”, tha ai.

Rushaj tha se bizneset nuk po ecin në fakt në këtë proces me të njëjtën shpejtësi që po kryhet nga ana e qytetarëve.

Sipas zëvendësministirit të Financave, Alfred Rushaj rezultojnë plot 35 miliardë lekë të legalizuara si të parave cash, ashtu edhe për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Ligji I faljes dhe i legalizimit të aseteve është në fuqi deri në fund të këtij viti.

Minsitria e Financave përkundrejt disa kërkesave të bizneseve, njofton se nuk ka arsye që afati I ligjit të shtyhet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›