E Shtunë, 31 Tetor 2026

Degët e papreferuara, profilet bujqësore dhe shkencore

Agrobiznesi, vreshtaria, inxhinieria mekanike, por edhe shumë të tjera nëpër universitetet e rretheve janë degët më pak të preferuara nga të rinjtë që janë regjistruar për vitin akademik 2011-2012. Nga të dhënat e raportuara nga autoritetet e Ministrisë së Arsimit, rezulton se kuota të mbetura bosh, si një shans i fundit i ish-maturantëve për të ndjekur arsimin e lartë kanë mbetur më shumë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe atë Politeknik, në degë të cilat kanë rezultuar shumë pak të preferuara si agrobiznes, mbrojtje bimësh, vreshtari, hortikulturë, mbarështim pyjesh, inxhinieri mekanike, elektrike. Ndërsa në Universitetin e Tiranës, ato kuota që kanë mbetur bosh janë në degët jo elitare. Vendin e parë si në degët më pak të preferuara, por që kërkojnë dhe një numër jo shumë të lartë pikësh, e zënë ato të gjuhëve të huaja, si turqisht, rusisht, gjermanisht, të përqendruara këto kuota edhe në filialet e UT në rrethe. Ndërsa në universitetet e rretheve, kuota bosh kanë mbetur pothuajse në të gjitha degët, megjithëse jo të shumta në numër. Megjithatë, vendin e parë për kuota të mbetura bosh nga rrethet e zë Universiteti i Vlorës, në degë të tilla: mami, kontabilitetet, fizikë, biologji. Më pas, renditet Universiteti i Gjirokastrës, Korça e Elbasani. Në total, pritet që përmes Formularit A3, nga një përllogaritje e kuotave të mbetura bosh të zënë vend në auditorë rreth 3 500 të rinj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›