E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozdo prezanton raportin për politikat botërore të tregtisë në OBT

Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Eno Bozdo prezantoi pak ditë më parë përpara vendeve të Organizatës Botërore të Tregtisë raportin e posaçëm për "Politikat Tregtare të Shqipërisë. Bozdo theksoi reformat e mëdha strukturore ekonomike të viteve të fundit dhe stabilitetin e admirueshëm makroekonomik të vendit.
"Jam i kënaqur që po prezantoj para një organizate të tillë qeverinë shqiptare. Dekadat e fundit qeveria ka bërë mjaft progres në zhvillimin ekonomik që mendojmë ta mbajmë të fortë dhe të qëndrueshëm.OBT është mjaft e rëndësishme pasi i jep mundësinë e prezantimit të ekonomisë së vendit tonë në botë. Ne kemi ndërmarë mjaft reforma në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte, si dhe në rritjen e potencialit të Shqipërisë për të tërhequr investime në sektorët e turizmit, bujqësisë e transportit" theksoi Bozdo.
Në fjalën e tij të oponencës, si diskutant i raportit, Ambasadori Major, përgëzoi Shqipërinë për progresin e jashtëzakonshëm të arritur si dhe theksoi rëndësinë e reformave strukturore që mundësuan përballjen me sukses të krizës ekonomike globale.
"Shpreh kënaqësinë dhe përgëzimet e mia për Delegacionin Shqiqtar për këtë dokument shumë të rëndësishëm.është vërtet për tu përgëzuar aftësia e vendit tuaj për të përballuar krizën ekonomike e cila përfshiu të gjithë botënVendi juaj ka treguar një qëndrueshmëri dhe një stabilitet makroekonomik mjaft të admirueshëm" u shpreh ambasadori Major.
Raporti konsiderohet shumë i rëndësishëm edhe nga investitorët e huaj për imazhin e Shqipërisë, sepse duke mbartur "çertifikimin" e OBT, është një dokument shumë i besueshëm që ofron informacion të larmishëm, profesional dhe koherent për Shqipërinë dhe ekonominë e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›