E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH dhe KEK, marrëveshje për shkëmbim energjie


Nënshkruhet marrëveshje për shkëmbimin e energjisë midis Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe asaj të Kosovës. Drejtori i KESH, Muharrem Stojku u shpreh se kjo marrëveshje parashikon furnizimin me energji të Kosovës deri në 300 mega vat në dy orë sasi që më pas na kthehet gjatë stinës së verës.

Drejtori i KESH deklaroi se situata energjitike në vend mbetet mjaft e mirë dhe prodhohet rreth 30 milionë kw në ditë. Kjo situatë e mirë ka ardhur si rezultat i prurjeve mjaft të mëdha si shkak i reshjeve të fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›