E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulari, me 600 lekë ndryshon kompaninë

Për një pagesë simbolike prej 600 lekë të reja dhe brenda 24 orësh cdo përdorues i telefonisë celulare mund të zgjedhë vetë kompaninë pa e ndryshuar numrin që ka. Ky proces që quhet portabilitet i numrit do të bëhet efektiv brenda vitit. Rudolf Papa këshilltar ligjor në AKEP thotë se ka përfunduar rregullorja e posacme dhe pritet që të ngrihet baza e të dhënave e cila administrohet nga një kompani private që përzgjidhet me tender të hapur dhe do të mbikqyret nga AKEP.

"Me shpejtësi të madhe po shkurtohet cdo hap i mundshëm, burokratik në aspektin procedurial dhe ajo që mund të themi me siguri është që brenda këtij viti do ti ofrohet konsumatorit", bën të ditur Rudolf Papa, këshilltar ligjor i AKEP.

Portabiliteti i numrit është mundësia që kompanitë e tregut të konkurojnë realisht mes tyre duke ofruar shërbime më të lira e më cilësore. "Nëpërmjet këtij procesi mundësohet që kalimi nga një rrjet tek një rrjet tjetër duke ruajtur numrin, dhe në këtë mënyrë lëvizja ka një sens të caktuar, pra, ka një synim, që natyrisht i referohet tarifave më të ulëta dhe shërbime më të mira. Pra, është e kuptueshme që secili nga këta operatorë do të jetë shumë i interesuar t'iu ofrojë konsumatorit shërbime sa më cilësore dhe me tarifa sa më të ulëta", vijon Papa.

Portabiliteti i numrit aplikohet në të gjithë vendet e rajonit. AKEP po shfrytëzon për futjen e këtij shërbimi përvojën e Kroacisë.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›