Gjermani, bie numri i të papunëve

Tregu i fortë i punës në Gjermani ka befasuar ekspertët dhe politikanët. Sipas të dhënave të fundit të Zyrs federale të Punës, numri i të papunëve në muajin prill ra me 160.000, në 3,4 milionë gjithsej. Shefi i kësaj zyre, foli në Nyremberg për një "zhvillim të papritur në këtë fillim viti". Një nga arsyet për këtë tani janë programet konjukturore të qeverisë federale dhe bumi i arritur në disa sektorë. Ministrja gjermane për Punë, e cilësoi tregun gjerman të punës si "shkëmb në mes të dallgëve".