E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri- Kosovë, ndahet energji në kushte emergjence

Shqipëria dhe Kosova po ecin drejt unifikimit të sistemeve energjetike të tyre. Një hap më tej në këtë rrugë e ka hedhur marrëveshja e nënëshkruar të premten në Tiranë mes drejtuesve të dy korporatave KESH dhe KEK. Sipas kësaj marrëveshje cdo kilovatorë energjie i tepër i prodhuar nga secili prej sistemeve mund të këmbehet reciprokisht.

"Kjo marrëveshje ka sjellë përmirësime midis KESH dhe KEK, ka sjellë përmirësim të treguesve ekonomik, të të ardhurave në financat e të dy shteteve tona që ne kemi filluar këtë marrëveshje një vit më parë", deklaroi Muharrem Stojku, drejtor KESH.

"Ideja e së cilës është që të dy sistemet të punojnë si një i vetëm. Ne kemi filluar që dhe bilancet energjetike ti akordojmë së bashku me KESH dhe c'është e vërteta për të dyja vendet, dhe për Kosovën dhe Shqipërinë kanë ofruar një kosto më të ulët të importeve, sidomos për Kosovën, gjithashtu dhe për Shqipërinë me këtë furnizim të mirë të sistemit që ka reflektuar në furnizim stabël dhe kosto më të ulët për konsumatorin tonë", tha Arben Gjukaj, drejtor i KEK.

Kosova ka marrë sasi të konsiderueshme të energjisë të paparashikuar që KESH ka prodhuar këto muaj si pasojë e reshjeve të larta. Bashkëpunimi mes korporatave ka sjellë përfitime për të dy palët.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›