E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozho: Që sot 600 familje në Tiranë pajisen me hipoteka

Drejtori i ALUIZNI-të Tiranës, Kreshnik Bozho

Flet drejtori i ALUIZNI-t Tiranë, Kreshnik Bozho.

600 familje në kry-eqytet do të pajisjen me lejen e legalizimit të banesës. Sipas drejtorit të ri të ALUIZNI-t në qarkun e Tiranës, Kreshnik Bozho, procesi i dhënies së tapive do të nisë ditën e hënë dhe në vazhdim. Gjatë një interviste për Panorama, Bozho thekson se raporti i KLSH-së dhe zbatimi i tij do të jetë prioritet në punën e ALUIZNI-t. Drejtori i sapoemëruar në krye të ALUIZNI-t u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë pagesën financiare për vijimin e procesit të legalizimit.
Zoti Bozho, çfarë mund të thoni për procesin e legalizimit në qarkun e Tiranës? Si po ecën ky proces?
Procesi i legalizimit të objekteve informale në Tiranë po ecën me shumë shpejtësi. Drejtoria rajonale po punon me një ritëm të vrullshëm. Në këto momente, pasi 10 ditë kam në krye të ALUIZNI-t Tiranë, po u bëj një analizë të gjitha njësive vendore të qarkut të Tiranës, duke parë hapat dhe punën e bërë deri më tani nga institucioni dhe duke e krahasuar edhe me atë që duhet të jetë produkti final, dhënia e lejeve të legalizimit për qytetarët, apo subjekteve të ndryshme që presin finalizimin e këtij procesi.
Sa është numri i qytetarëve që do të marrin lejet e legalizimit?
Numri i atyre që kanë vetëdeklaruar banesat informale është i konsiderueshëm. Kjo shifër është rreth 80 mijë kërkesa për legalizim vetëm në Tiranë, vetëm një pjesë e vogël deri më tani kanë marrë lejen përkatëse. Por, kjo nuk do të thotë që institucioni nuk e ka kryer punën e tij, puna është kryer në një fushë të madhe, pasi procesi ndahet në disa faza. Ai fillon me procesin e vetëdeklarimit, që është pjesë e qytetarit, të cilët i kanë dorëzuar këto vetëdeklarime në nëntor të vitit 2006 pranë njësive vendore. Më pas dokumentacioni përkatës ka ardhur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t, përkatësisht në vitin 2007 deri në 2008. Kjo drejtori është riorganizuar dhe të gjitha materialet janë shpërndarë në të gjitha drejtoritë e Republikës, përfshirë edhe atë të Tiranës. Më pas është bërë azhurnimi i pjesës dërrmuese të këtyre objekteve në terren, që ka qenë një punë e madhe që të detyron të shkosh të prekësh, të verifikosh çdo objekt apo parcele ndërtimore, më tej është kryer akti i kualifikimit të kësaj gjendjeje faktike. Puna ka vijuar dhe më zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që të kalojë parcelën ndërtimore në emër të poseduesit, informal deri në këto momente. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave vjen faza në të cilën dosja është e detajuar në të gjitha strukturat e rajonale, që janë sektorët e kompensimit, regjistrimit fillestar, të urbanistikës, të informatikës, të legalizimit, që është një punë shumë e madhe. Kjo sepse duhet bërë raporti që ka ky objekt informal me studimet e ndryshme urbanistike, të cilat në brendësi të tyre kanë rrugë lokale, rrugë nacionale, objekte publike, sipërfaqe të gjelbëruara dhe pas këtyre duhet parë nëse duhet kualifikuar apo jo ky objekt dhe duhet apo jo bërë përjashtimi i objektit nga legalizimi. Pas këtij momenti nxirret fatura përkatëse që duhet të paguajnë qytetarët, që detajohet në faturën e shërbimit që duhet paguar që në fillim të regjistrimit, tarifa e ndikimit në infrastrukturë, tarifa e pagesës së parcelës për ata posedues që kanë ndërtuar në pronë informale. Kemi dy raste: kur qytetari apo subjekti ka ndërtuar në pronën e vet dhe ka ndërtim pa leje; ose kur kanë ndërtuar pa leje në pronë të shtetit, në rastin e dytë do të paguhet edhe parcela. Kjo parcelë, deri në 300 metra brenda vijës së verdhë të njësive vendore paguhet me çmime favorizuese dhe jashtë vijës së verdhë deri në 500 metra. Për ato objekte që janë më larg këtij perimetri, paguhet me çmimet e tregut që janë përcaktuar në vendimet e qeverisë.
Keni deklaruar që në një kohë të shkurtër shumë qytetarë do të pajisjen me lejen e legalizimit të banesave apo subjekteve të tyre. Kur do të nisë procesi i dhënies së tapive dhe sa qytetarë do ti marrin ato?
Në vijim do të jenë me mijëra qytetarë që do të marrin lejet e tyre të legalizimit. Mund të them që në 10 ditë që kam në krye të detyrës së ALUIZNI-t kemi bërë gati 600 lejet e para të legalizimit.
Kur do të fillojë shpërndarja e këtyre lejeve të legalizimit?
Që ditën e hënë ato janë gati, pasi me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave lejet e legalizimit do të finalizohen pranë drejtorive rajonale. Ishte një proces teknik i ardhjes së punonjësve, i ndërrimit të zyrave dhe pajisjes me makineritë përkatëse. Pas kësaj faze, mund të them se që nga dita e hënë do të fillojë printimi i lejeve të legalizimit dhe qytetarët do të njoftohen në vazhdim nga media vizive dhe ajo e shkruar, gjithashtu edhe nga njoftime që do të afishohen pranë institucionit për tërheqjen e këtyre lejeve dhe më pas vijimin e procedurës së regjistrimit pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të këtyre pronave.
Cilat nga zonat në Tiranë konsiderohen si problematike për sa i përket procesit të legalizimit?
Si problematikë është e njëllojtë kudo në qarkun e Tiranës, por shumë përpara me këtë proces jemi me përpunimin e dosjeve brenda vijës së verdhë të Tiranës, që ka kaluar shumicën e objekteve në vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e parcelës ndërtimore te poseduesi, më mbrapa janë njësitë e tjera vendore, por ne do të ecim paralelisht në të gjithë qarkun në Tiranë, Kavajë, pra në të gjithë Prefekturën.
Nga këto dosje që keni marrë në administrim, ka nga ato që nuk mund të kualifikohen dhe çfarë kriteresh merren për bazë në të tilla raste?
Kriteret janë të përcaktuara në ligj. Aty ku kanë ndërtuar në truallin e një pronari dhe ku ka studime urbanistike, aty ku mund të kalojë një rrugë apo është një objekt publik, në të gjitha këto raste nuk mund të kualifikohen dhe shumë shpejt do të njoftohen këta qytetarë për moskualifikimin e objekteve që kanë ndërtuar, pasi interesi publik është prioritar në çdo rast.
Cili do të jetë fati i këtyre objekteve që nuk do të kualifikohen në procesin e legalizimi?
Këto raste përcaktohen qartë në ligjin përkatës. Objekte që janë ndërtuar aty ku kalon rruga nuk mundet që të jenë më të ngritura.
Zoti Bozho, nga dosjet që po administroni aktualisht a keni një të dhënë sa është numri i tyre që nuk kualifikohen në procesin e legalizimit dhe pajisjen me tapi?
Nuk kam një shifër, aktualisht. Në këto ditë të para në krye të institucionit ALUIZNI-t janë disa dosje, të cilat janë verifikuar dhe kemi konstatuar që janë ndesh me studimet e caktuara apo me rrugë nacionale.
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit akuzon institucionin e ALUIZNI-t për shkelje ligjore dhe dhënien e lejeve të legalizimit për ndërtesa të kryera jashtë parametrave ligjore. Cili është reagimi juaj në lidhje me këtë raport?
Unë kam pak ditë që kam në zyrën time raportimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rekomandimet e masat që duhen marrë, për sa i përket pjesës që mbulon Drejtoria Rajonale e qarkut Tiranë. Ky material u është shpërndarë sektorëve përkatës dhe ne në këto momente po i lexojmë me shumë vëmendje dhe absolutisht, të gjitha gërmat apo rreshtat e raportit të KLSH-së do të jenë objekt i punës sonë. Unë dua të deklaroj që nga Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t, të qarkut të Tiranës nuk do të legalizohet asnjë centimetër tokë që i përket publikut.
Po për banesat që janë legalizuar jashtë normave si do të procedohet?
Nuk besoj se do të krijohet problem për këto banesa, pasi është një numër

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›