E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pretendimi i Presidentit një mashtrim - ai nuk konfirmoi pjesëmarrjen në Lezhë”

05-03-2012 / Gazeta 55

Deputetja e Partisë Demokratike, Paulina Hoti

568 vjetori i Besëlidhjes, Bamir Topi gënjeu ndërkombëtarët dhe shqiptarët: të parëve u tha se nuk do të shkonte, më datë 2 mars në Lezhë, pasi Partia Demokratike e Lezhës do të “organizonte një proteste kundër tij”; kurse shqiptarëve, u serviri motivin tjetër bajat, sipas të cilit anuloi pjesëmarrjen pasi “nuk ishte lejuar të fliste”

“Për bojkotin e festës, zoti Topi, që nuk i konfirmoi asnjëherë autoriteteve të Lezhës ardhjen në këtë festë, u deklaroi të huajve dhe mediave ndërkombëtare se ai nuk do të shkonte, më datë 2 mars në Lezhë, pasi Partia Demokratike e Lezhës do të ‘organizonte një proteste kundër tij’. Kurse shqiptarëve, u serviri motivin tjetër bajat, sipas të cilit anuloi pjesëmarrjen pasi ‘nuk ishte lejuar të fliste’”.
Kështu u shpreh deputetja e PD-së për qarkun e Lezhës, Paulina Hoti, lidhur me aktivitetin e organizuar me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Referuar deklaratave të ardhura nga kreu i shtetit mbi një aktivitetet të tillë, Hoti vlerësoi se pretendimi i Topit se iu mohua fjala ishte vetëm një mashtrim. Sipas deputetes së PD-së, Presidenti nuk kishte konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen në festimet e Lezhës, pasi motive të thella personale nuk e lejuan të fliste atë ditë.
“Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, shqiptarët festuan madhërishëm më 2 mars, 568-vjetorin e një prej ngjarjeve më të mëdha të historisë kombëtare, atë të bashkimit rreth princit të tyre legjendar Skënderbeut. Në këtë organizim të shkëlqyer të Bashkisë së Lezhës, për herë të parë që nga viti 1444 morën pjesë qytetarë, udhëheqës nga të gjitha viset shqiptare. Në këtë festë munguan zoti Topi dhe zoti Rama. Për bojkotin e festës, zoti Topi, që nuk i konfirmoi asnjëherë autoriteteve të Lezhës ardhjen në këtë festë, u deklaroi të huajve dhe mediave ndërkombëtare se ai nuk do të shkonte, më datë 2 mars në Lezhë, pasi Partia Demokratike e Lezhës do të “organizonte një proteste kundër tij”. Kurse shqiptarëve, u serviri motivin tjetër bajat, sipas të cilit anuloi pjesëmarrjen pasi “nuk ishte lejuar të fliste”.
Ndërsa zoti Rama deklaroi se, nuk kishte marrë ftesë për festimet në Kuvendin e Lezhës. “Unë jam sot këtu për të deklaruar me përgjegjësi të plotë, se pretendimi i zotit Topi, se më 2 mars Partia Demokratike e Lezhës do të organizonte një proteste kundër tij është pjellë e një fantazie të sëmurë, trillim banal, identik me mashtrimin e tij të meparshëm, siç ishte ai që ligjin e Lustracionit nuk e ktheu pasi ishin “përgatitur  ta gjuanin me gurë dhe me vezë”, u shpreh deputetja e PD.
Sipas saj, Lezhianët nuk do të prishnin për asnjë çmim dhe asnjëherë ditën e krenarisë së tyre dhe të mbarë shqiptarëve.
“Ky trillim është identik me atë që e detyroi zotin Topi që, jo vetëm të mos marrë pjesë në inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Tiranë por edhe të akuzojë fill pas këtij inaugurimi se, nuk e kishte ftuar ambasada në këtë ceremoni. Zoti Topi këtë mashtrim e përsëriti edhe të nesërmen. Por kur mediat e pavarura gjetën dokumentin e firmosur nga Presidenca që faktonte se ai kishte ftesë, ai u detyrua të përgënjeshtrojë veten. Ndërsa për mashtrimin tjetër për konsum të brendshëm se ai nuk shkoi në Lezhë sepse nuk u lejua të fliste, këtë ia beson vetëm ndonjë zëdhënës i Edi Ramës. Bamir Topi nuk kishte konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen në festimet e Lezhës pasi duket se, jo Bashkia e Lezhës, por motive të thella personale nuk e lejuan të fliste atë ditë, në atë vend. Motive që shpjegohen qartësisht nga Edvin Rama në editorialin e tij të sotëm (dje). Përsa i përket pretendimit të Edi Ramës, se ai mungoi pasi nuk kishte marrë ftesë,është i vërtetë sa edhe pretendimi i Bamir Topit se nuk kishte marrë ftesë nga ambasada e Kosovës”, tha më tej ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›