E Diel, 1 Nëntor 2026

LRI, propozim Bashkisë së Vlorës për implementimin e Kartës së Studentit

05-03-2012 / Gazeta 55

Takim organizativ në Vlorë

Ditën e shtunë u organizua në qytetin e Vlorës një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të këtij qyteti. Të pranishëm ishin Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim për Tiranën Endrit Braimllari si dhe kryetari i LSI-së së Vlorës Shkëlqim Selami.
Në fjalën e tij Braimllari u shpreh se Lëvizja Rinore për Integrim nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Këshillin Bashkiak të Vlorës do të ndërmarrë një nismë për hartimin dhe implementimin në këtë qytet të Kartës së Studentit.
Kreu i LRI-së për Tiranën theksoi se “ne do të fillojmë në mënyrë urgjente që këshilltarët tanë në Vlorë të ushtrojnë presion pozitiv në këtë drejtim”.
Sipas tij, pjesë e këtij suksesi është Kryeqyteti, “ku Bashkia e Tiranës ka nisur tashmë, projektin e ‘kartës studentore’. Tashmë e kemi një model nga Tirana të cilin duhet ta shtrijmë në Vlorë dhe në të gjithë qytetet studentore në të gjithë vendin”, tha ai.
Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim për Kryeqytetin tha ndër të tjera se të rinjtë e Vlorës duhet të bëhen pjesë e aktiviteteve të LRI-së në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. “
Vetëm disa ditë më parë Lëvizja Rinore për Integrim e Tiranës doli me një axhendë për 100- vjetorin e Pavarësisë, një vit jubilar në historinë e kombit, një vit i shënuar i cili fillon nga Vlora sepse Vlora është simbol i Pavarësisë. Ne do të hartojmë një sërë aktivitetesh të cilat do të jenë për këtë vit jubilar për mbarë kombin. Prandaj i bëjmë thirrje, jo vetëm LRI-së së Vlorës por të gjithë të rinjve të qytetit tuaj që të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve të LRI-së në të gjithë vendin”, tha më tej kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim për Tiranën, Endrit Brahimllari.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›