E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Xhafaj njofton miratimin e Gjykatës Administrative

05-03-2012 / Gazeta 55

Edi Rama nxjerr ish-Sekretarin e Enverit për të njoftuar tërheqjen

Partia Socialiste i bëri bllokadë ligjeve dhe reformave, me qëllim që të pengonte afrimin e vendit me Bashkimin Evropian. Për këtë s’ka pikë dyshimi, ndonëse ironia e socialistëve e rrit edhe më shumë shkallën e papërgjegjshmërisë së kësaj force politike, e cila luan me fatet e vendit. Ish pionieri i Enverit, Fatmir Xhafaj nga partizan i bojkotit dhe bllokimit të reformave, më e freskët është tentativa e fundit për të rrëzuar Kodin Penal ku Xhafaj kundërshtoi miratimin e Kodit, pavarësisht se votat u dhanë kur u mor vesh se Brukseli s’do ia akordonte statusin Shqipërisë, dje u shpreh se opozita është e gatshme të votojë ligjin për ngritjen e Gjykatës Administrative.
I çuditshëm ky qëndrim dhe ky moment kthese, në një kohë kur PS s’ka hequr dorë nga bojkoti dhe bllokimi i reformave.
“Opozita do të punojë për integrimin dhe nuk do të pengojë proceset integruese. Lidhur me gjykatën administrative, diskutimet në komision fillojnë më datën 12 mars, por deputetët e opozitës kanë punuar intensivisht gjatë gjithë kësaj periudhe me këtë përkushtim, siç është punuar me Kodin Penal, Kodin Civil, Kodin Rrugor. Ne kemi qenë seriozë në përmbushjen e detyrimeve për të marrë statusin e vendit kandidat. Fakti që ne kemi kaluar të gjitha ligjet e dëshmon një gjë të tillë”, tha ai.
Duke komentuar votimin e minutës së fundit të Kodit Penal, Xhafaj deklaron se të majtët nuk heqin dorë nga neni për falsifikimin e statistikave që për pak rrezikoi marrëveshjen. Por do ta përfshijnë atë në një paketë të dytë ndërhyrjesh në këtë kod.
Të njëjtin “zell” për miratimin e Gjykatës Administrative shprehu edhe Vasilika Hysi, e cila, vlen të theksohet se për herë të parë ngre si shqetësim mbajtjen peng të një ligji kaq të rëndësishëm.
Fakti që Hysi vjen nga radhët e Shoqërisë Civile, s’ka ndikuar aspak në insistimin ndaj lidershipit socialist, për rëndësishme e ligjit të ngritjes së Gjykatës Administrative, e cila në formën e saj më të mirë, zgjidh mosmarrëveshjet e biznesit dhe kompanive si dhe përbën një faktor të konsiderueshëm në rrugën e kompletimit të reformës në sistemin e drejtësisë.
“Uroj dhe shpresoj që kjo të jetë shtyrja e fundit dhe komisioni të punojë në ritëm më të shpejtë sepse koha po ikën dhe është e domosdoshme që reforma zgjedhore të përmbushet dhe këtu ne topin tani ia kemi lënë mazhorancës”, theksoi ajo.
Shqipëria është vendi i fundit në rajon që nuk ka ende Gjykatën Administrative, që të zgjidhë kryesisht mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore. 12 marsi shënon fillimin e shqyrtimit të këtij ligji që kërkon shumicë të cilësuar të votave në parlament.
Ligji ka mbetur peng i konsensusit politik prej 2 vitesh edhe pse ngritja e një institucioni të tillë si pjesë e sistemit të drejtësisë është dhe një nga kushtet, që vendi duhet të plotësojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›