E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Fatura për Parlamentin jashtë çdo logjike

"Fatura është sa 70 për qind e tatimit mbi fitimin që paguajnë të gjithë bizneset në Shqipëri. Ky çmim është sa një e treta e akcizës që paguajnë qytetarët shqiptarë, është sa 50 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale. Është sa 80 për qind e të gjithë taksave kombëtare që paguajnë për këtë vit qytetarët e Shqipërisë. Është dy herë më e lartë se sa taksa doganore për këtë vit dhe është 100 për qind e të gjitha taksave vendore që paguan çdo qytetar në komunë apo në bashki", tha Braçe.

Ai shtoi se fatura 110 milionë euro është e madhe për buxhetin e vogël të Shqipërisë dhe këto para mund të ishin shpenzuar në rrugë të tjera.

"Çmimi prej 110 milionë eurosh është sa një e katërta e fondit të pagave të gjithë shtetit, 15 herë më i madh se sa fondi për politika të reja pagash për këtë vit, është 10 herë më i madh se sa fondi për politika të reja pensionesh për këtë vit, është 15 herë më i madh se sa pagesat e papunësisë, sa 90 për qind e ndihmës ekonomike për të varfrit në këtë vend, dhe është sa 50 për qind e shpenzimeve të pushtetit vendor, pra e gjithë bashkive dhe komunave", tha Braçe. /Start/

                                                                                             2011-07-14 16:27
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›