Gjykata vendos sot për vërtetimin e mandatit të Bashës

Vendimi lidhur me këtë kërkesë do të deklarohet nga gjykatësja Elbana Lluri.
Sipas procedurës që parashikon Ligji për pushtetin lokal, kreu i Bashkisë së Tiranës pajiset me një vërtetim të tillë, që tregon se procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar dhe ai mund të nise detyrën, me konstituimin edhe të Këshillit Bashkiak.
Avokatët e Lulzim Bashës kanë depozituar dy ditë më parë kërkesën në Gjykatës së Tiranës, ku i janë referuar Ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të bashkisë apo komunës vërtetohet nga gjykata në juridiksionin e së cilës përfshihet.
Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi vendimin e KQZ-së, i cili shpall fitues z. Basha me 93 vota më shumë.
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, deklaroi mbrëmë gjatë një emisioni televiziv se vetë nuk ka ndërmend t’ia dorëzojë Bashkinë e Tiranës me procesverbal Lulzim Bashës.
“Unë nuk di të ekzistojë ndonjë njeri i arsyeshëm që të pohojë se gjëja e vjedhur mund të dorëzohet me procesverbal. Nuk e di sesi kjo mund të merret me mend, por di të them që për ne rezultati është i grabitur në tavolinë dhe i vulosur nën tavolinë”, ka theksuar z. Rama.
Kreu i PS ka shtuar se ai dhe opozita që drejton nuk kanë ndërmend të pranojnë rezultatin, sipas tij, të deformuar mbi dhe nën tavolinë.
“Ai nuk është rezultati i zgjedhjeve të Tiranës, por i vjedhjes së zgjedhjeve të Tiranës dhe si i tillë për ne është një rezultat që çon kanakarin e Saliut në Bashki, por që neve as nuk na shkon ndërmend ta pranojmë”, ka nënvizuar Rama. /Start/
2011-07-15 08:39