Braçe: Imami armatosi Shërbimin Informativ të Ushtrisë
Deputeti Erion Braçe, tha se Imami, dha vendim për furnizimin me armë të Shërbimit Informativ të Ushtrisë.
“Secili prej jush, por edhe çdo shqiptar i interesuar mban mend një dëshmi të Kryeministrit Sali Berisha fill pas 21 janarit përmbajtja e së cilës ishte kjo:“I vetmi shërbim që informoi mbi mundësinë e sulmeve te dhunshme ndaj Qeverise ne 21 janar ishte Shërbimi Informativ i Ushtrisë”, tha Braçe.
Ai shtoi se nga kjo shpjegohet se pse kryeministri Berisha dhe ministri Imami vendosën të armatosin ushtrinë përtej misionit që ajo ka. “Kjo deklaratë shpjegon qartë se perse para dhe pas 21 janarit, Sali Berisha, Arben Imami drejtpërdrejt kanë vendosur dhe realizuar armatosjen e SHIU-t përtej misionit, funksionit, detyrës, armatimit të përcaktuar tërësisht me ligj. Edhe kjo çështje i ka te dyja anët, anën e përdorimit të parave publike për të armatosur në kundërshtim me ligjin një shërbim informativ; anën e shkeljes se çdo procedure ligjore për të blerë pa garë e konkurrim që mund t'i vinte kufij shpenzimeve pa hesap të këtij takëmi qeveritar", tha Braçe.
Deputeti socialist tregoi edhe llojet e armëve të blera dhe pajisjet përgjuese, teksa shtoi se këto blerje janë kryer edhe në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese. "Shihni datat e urdhrave, për 4 muaj e gjysmë nga urdhri i parë i ministrit Imami nuk ishte blerë gjë; brenda një dite, 19 janarit 2011, 2 ditë para 21 janarit ndryshohet urdhri dhe urdhërohet të blihen menjëherë pajisjet. Shihni datat e urdhrit të dytë dhe autorizimit të ministrit Imami, janë të së njëjtës ditë, 19 janar 2011; pra brenda ditës urdhërohet dhe autorizohet te blihet ne 3 kompani nominale, madje dhe me çmim te fiksuar nga ministri 2 dite para 21 janarit për të blerë me çdo kusht dhe me çdo çmim. E gjithë sasia e blerë është realizuar pa plotësuar kërkesat e ligjit, të paktën në rastin e pajisjeve xheniere dhe speciale nuk ka licence nga AKSHE. Armatosja e SHIU-t me automatike dhe snajperë është në kundërshtim me ligjin, misionin, detyrat dhe armatimin e sanksionuar ligjërisht për SHIU-n, mbledhje dhe analizim i informacioneve, jo veprime operacionale luftarake", tha Braçe. /Start/
2012-09-27 17:16