E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton, do të vizitojë Shqipërinë

Baronesha Ashton, e përgëzoi Ministrin Panariti për përpjekjet dhe progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Shqipëria në drejtim të plotësimit të 12 kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ajo shprehu dëshirën për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Bashkimit Evropian dhe Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të KiE. Baronesha Ashton shprehu dëshirën të vizitojë së afërmi Shqipërinë.

Gjithashtu, Panariti ka zhvilluar edhe një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Guido Westerwelle. Gjatë bisedës, shefi i diplomacisë shqiptare, kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti, duke u bazuar mbi meritën e punës dhe arritjeve të Shqipërisë gjatë kësaj kohe. Ministri Panariti, gjithashtu, u shpreh në takim se ky është një vit i shënuar për Shqipërinë, 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, dhe e ftoi homologun gjerman për të marrë pjesë në festimet në Shqipëri.

Nga ana e tij, Ministri Westerwelle vlerësoi ecurinë e deritanishme të vendit dhe reformat thelbësore që janë realizuar në drejtim të përmbushjes së kritereve për marrjen e vendit kandidat dhe siguroi se Gjermania e mbështet integrimin e shpejtë të Shqipërisë në familjen evropiane. Ai konfirmoi dëshirën për të vizituar së shpejti Shqipërinë. /Start/

                                                                                             2012-09-27 18:03
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›