Gjiknuri: Po tentohet zgjedhja e njëanshme e kreut të KQZ-së
Ai tha se lista e kandidatëve u është prezantuar sot deputetëve.
“Zoti Rusmaili, kryetari i këtij komisioni, në mënyrë të beftë pa lajmëruar kërkënd, tentoi që të fuste listën e kandidatëve për kryetar të KQZ që kanë aplikuar, një listë që vetëm dje është bërë publike. Një listë që vetëm sot na u dha zyrtarisht me dokumentacion dhe kjo për ne është e papranueshme. Së pari, nuk i jep kohë Partisë Socialiste. Së dyti, është një procedurë që zhvillohet jashtë procedurës së zgjedhjes së anëtarëve. Ne kërkuam në mënyrë krejt normale brenda rregullores të caktojmë një datë ku të shqyrtojmë dokumentacionin dhe të organizojmë një procedurë të seancës dëgjimore, me këta kandidatë siç e ka Rregullorja e Kuvendit”, tha ai për mediat.
Gjiknuri tha se po shkelet rëndë ligjit dhe se mazhoranca po tenton të zgjedhë në mënyrë të njëanshme kryetarin e KQZ-së. “U kundërshtua nga ana e mazhorancës, u përdorën epitete fyese dhe ka pasur një shkëmbim fjalësh. Por ajo që duhet t’i interesojë publikut më shumë sesa shkëmbimi i fjalëve është shkelja e rëndë që po i bëhet ligjit, mënyra e beftë, mënyra e pabesë dhe mbi të gjitha njëanshmëria që po tentohet dhe me zgjedhjen e kryetarit të KQZ-së. Ndërkohë që ju po e shikoni shumë mirë që thirrjet e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, konsensusi mes palëve ka qenë që të ndjekim një procedurë transparente, gjithëpërfshirëse, që të kemi një kryetar KQZ-je dinjitoz”, shtoi ai.
Deputeti socialist, njëkohësisht sekretar për çështjet zgjedhor, tha se të gjashtë kandidatët e propozuar për anëtarë të KQZ-së, mund të votohen që sot, pasi për ta është dhënë konsensusi. “6 anëtarët mund të votohen sot, sepse konsensusi është arritur për ta. Do vetëm mbështetjen nga grupet reciproke për kandidatët e paraqitur nga partitë e vogla dhe procedura mund të mbyllet farë mirë sot. Ndërkohë që kërkuam dhe unë nuk e di çfarë ka jo normale këtu, ditën e hënë ose ditën e martë të lëmë seancën në komisionin e ligjeve për procedurat për kryetarin e KQZ-së. Mënyra si duan ta bëjnë, ta lidhin me këtë proces të lë një shije të keqe dhe tregon tendencën e qartë përsëri për njëanshmëri dhe uzurpim të kreut të KQZ-së. Është një gjë shqetësuese, që në hapat e para po tentohet të prishet çdo lloj klime për përgatitjen e zgjedhjeve”, vijoi. /S.Ll/Start/
2012-09-27 16:33