E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, bisedë të shtunën me nënsekretarin Fried

Kryeministri Berisha ka pasur një bisedë telefonike me nënsekretarin amerikan të shtetit, Daniel Fried të shtunën, ku në mes të tjerave është biseduar edhe për dosjet bëri të ditur zyra e shtypit të Kryeministrit.

Po ashtu kjo zyrë saktëson se Kryeministrit Berisha në përgjigje të një pyetjeje të bërë dje nga media të kontrolluara nga opozita, është përgjigjur se nuk ka patur ditën e djelë, një bisedë me Nën-Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Daniel Fried në lidhje me ligjin për dosjet.

Zyra e shtypit njofton se Kryeministri Berisha ka zhvilluar ditën e shtunë në orën 6 pasdite një bisedë telefonike me Nën-Sekretarin Fried. Biseda është zhvilluar në një frymë të hapur dhe miqësore dhe në të është diskutuar për dosjet dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›