E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nuk shkojmë në Kuvend pa u votuar dekreti i Presidentit

Partia Socialiste është e vendosur të mos marrë pjesë në asnjë seancë plenare deri sa të vendoset në rend dite dhe të votohet dekreti i Presidentit për Kodin Zgjedhor. Në një konferencë për shtyp në selinë e PS-së, kryetari Edi Rama theksoi se duhet mbyllur urgjent puna me Kodin dhe nuk duhet humbur asnjë ditë më tepër, ndërsa theksoi se grupi socialist është i hapur të diskutojë për çështjen e dosjeve, por do të votojë një ligj të standarteve evropiane. Sipas tij, kryeministri u ka shpallur luftë të gjithëve dhe jo vetëm mohon deklaratat e SHBA-së për anti-kushtetuetshmërinë e draftit për dosjet, por nuk pranon se ka kryer bisedë telefonike me zyrtarë të lartë evropianë, të cilët shprehin shqetësimin e tyre lidhur me këtë draft.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›