E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama nuk ka mbështetjen amerikane për dosjet

Kryetari socialist Edi Rama nuk ka mbështetjen amerikane për qëndrimin e tij lidhur me ligjin për dosjet. Sipas deklaratave të tij të fundit në takime apo deklarata të ndryshme Rama ka komentuar deklaratat e SHBA-së si mbështetje për të. Por versioni i Ramës për ligjin e dosjeve është shumë pranë versionit që do të dëshironin ish-zyrtarët e lartë të diktaturës në vend dhe shumë larg asaj cfarë mendojnë qeveritë e vendeve me demokraci të zhvilluar. Shqetësime e zyrtarëve perëndimorë për implementimin e ligjeve në Shqipëri konsiderohen dhe janë ndihmë për vendin tonë por në asnjë rast zyrtarë të ndryshëm të opozitës dhe kryesisht Ramën nuk duhet t’i përdorin ato për përfitime politike.

Ligji i dosjeve që pritet të miratohet të hënën ka ngjallur debate në vend. Opozita që kohë më parë kishte deklaruar se do të votonte ligjin e dosjeve është tërhequr.

Ndërkaq mazhoranca parlamentare ndodhet nën një presion të madh të shumë shoqatave të të ish-persketuarve, dhe shtresave të ndryshme të dhunuara nga diktatura komuniste, për të ashpërsuar sadopak disa nene të ligjit të dosjeve. Shumë prej atyre që kanë drejtuar dhe dhënë dënime maksimale për të përndjekurit politikë sot kanë detyra të rëndësishme në administratë, politikë dhe drejtësi. Ata e kritikojnë ligjin ndër të tjera se nuk ka parashikuar largimin nga politika të disa ish-ministrave të pushtetit komunist si dhe shprehin frikën e tyre se ish-zyrtarët e inkriminuar të asaj kohe po legalizohen në shumë struktura të shtetit e vecmas në drejtësi, sidomos pas disa dekorimeve nga Presidenca dhe posteve të larta në drejtësi që ata kanë marrë përgjatë muajve të fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›