E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Lotaria Kombëtare për njerëzit e Berishës

 Deputeti i PS-së, Erion Braçe, u shpreh se kryeministri Berisha, ia jep këtë licencë klientit të tij, teksa kërkoi që kjo licencë të mos jetë monopol.

“Shikoni se çfarë po ndodh me atë lotarinë e famshme kombëtare që po konsumohet si korrupsion vetëm gjatë këtyre ditëve. Nuk ka interes publik aty. Interesi i vetëm i Sali Berishës nuk janë paratë në buxhetin e shtetit, sepse 3.5 milionë euro, kur mund të shitet me miliona euro natyrisht që nuk demonstrojnë interes publik. Thjesht dhe vetëm interesi i Sali Berishës është ta dërgojë tek klientët e tij dhe kjo tashmë edhe e verifikuar. Ne e kemi ngritur shqetësimin nisur nga interesi publik këtu në Parlament që ajo lotari të mbetet shtetërore. Ne tender dje është paraqitur kompania shtetërore austriake, pra këta të BE-së e paskan standard mbrojtjen e interesit publik edhe në këtë fushë, kurse ne jo, duhet ta bëjmë privat”, theksoi Braçe në seancën e sotme parlamentare.

Dy kompani që synuan të bëheshin pjesë e garës për marrjen e kësaj licence shprehën shqetësimin e tyre për kushte të pandershme në garë, teksa i dërguan ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe kryeministrit Sali Berisha letër duke pretenduar se ato janë skualifikuar  padrejtësisht. /Start/

                                                                                             2012-06-21 14:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›