Ekstradohet nga Italia i dënuari me 10 vjet burgim

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, me vendim të datës 18 shkurt 2008 e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me armë në bashkëpunim“, parashikuar nga nenet 140 dhe 25 të Kodit Penal.
Sipas policisë, më 21 prill 1998, në vendin e quajtur “Fabrika e tullave” i ekstraduari Edmond Sino në bashkëpunim me një shtetas tjetër, të maskuar kanë qëlluar drejt makinës dhe më pas nën kërcënimin e armëve i kanë marrë automjetin shtetasit Sh.B., i cili po udhëtonte me familjarët e tij.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më 19 janar 2011, në Bolonja të Italisë u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i 34-vjeçarit Sino.
/Start/
2012-06-20 18:24