E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Në arkën e shtetit mungojnë 224.7 milionë dollarë

TIRANE- Partia Socialiste ka dhënë sot alarmin se arka e shtetit është bosh. Deputeti socialist, Erjon Brace denoncoi sot faktin se në arkën e shtetit mungojnë rreth 224.7 milionë dollarë të ardhura, deficite të krijuara këto nga mosmbledhja e të ardhurave tatimore dhe vecanërisht nga akciza.

“Arka është bosh për shkak se paratë publike nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por rrjedhin në arkat ku materializohen interesat e FAMILJES”, theksoi deputeti socialist.
Brace ritheksoi sërish sot se problemi me kompaninë ARMO është dëshmi e skandalit të radhës të qeverisë.

“Transparencë të veprimeve ligjore të agjencive ligjzbatuese nuk ka, ndërkohë që krimi vazhdon duke treguar një tjetër segment të FAMILJES përfshirë pas zgjedhjeve të vjedhura të 28 qershorit në Qeveri, në një operacion kriminal të dhurimit të parave publike”, theksoi Brace ndërsa kërkoi që prokuroria të nisë hetimet për këtë cështje.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›