E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet plani rregullues i Gjirokastrës

BERAT- Plani rregullues për Gjirokastrën është prezantuar në një takim mes pëfaqësuesve izraelitë të projektit dhe kreut të Bashkisë së qytetit Flamur Bime.
Gjatë takimit është diskutuar mbi projektin në fjalë, rëndësinë e tij për qytetin e gurtë dhe pikat kryesore ku do të shtrihet ky i fundit. Vlera e projektit që financohet nga banka botërore arrin në shifrën prej 1.5 milion euro, ndërsa zbatuese e planit urbanisitik është kompania izraelite Lerman Arkitekts. Plani synon të realizojë studimin tashmë të miratuar nga instancat përkatëse dhe njëkohësisht të përmirësojë kapacitet lokale.
Ky projekt do të bëjë që Gjirokastra të ketë një plan urbanistik në detaje si dhe një sërë projektesh të tjera në kuadër të projektit madhor Lamp që pritet të zbatohen, cka do ta ndihmojë këtë qytet por edhe qytetet e tjera të përzgjedhura të kenë nivel të lartë edhe në turizëm si faktori kryesor i zhvillimit të një qyteti. Në këtë prjekt pritet të kryhet përmirësim në infratrukturën rrugore, rehabilitimin e lagjeve të reja si dhe ndërtimin e hyrjes së qytetit me parametra bashkëkohore.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›