E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamioni përplas furgonin e pasagjerëve , 3 të plagosur

FIER- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një furgoni pasagjerësh në rrugën nacionale Fier-Lushnjë.
Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur Rrapës, teksa kamioni me targë TR 75 92 F është përplasur me pjesën e pasme të një furgoni ku ndodheshin 8 persona.
Mësohet se 3 prej tyre kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk bëhen të ditur emrat. Aktualisht të plagosurit ndodhen në spitalin rajonal të Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë bllokimi i papritur i rrugës nga 2 automjete të tjera.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›