E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Zgjedhjet lokale më korrektet

"Është thelbësore që opozita të jetë aktive në veprimtarinë parlamentare, jo vetëm në debate, por edhe të marrë pjesë në votim”, ka thënë Verburg. Në takim, zonja Topalli shprehu mirënjohjen ndaj Holandës për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për heqjen e vizave, sikundër edhe përgjatë gjithë hapave drejt BE-së.

Duke u ndalur në zgjedhjet e fundit lokale, Kryetarja e Kuvendit tha se këto zgjedhje ishin më të ndershmet, më  korrektet, zgjedhjet me standardet më të larta të zhvilluara në Shqipëri. Biseda u ndal në veprimtarinë parlamentare, në reformat legjislative, pjesë e planit të veprimit për anëtarësim në BE, reformat antikorrupsion si dhe  në reformat ekonomike.

Përfaqësuesit e delegacionit holandez shprehën angazhimin maksimal për thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm në nivel parlamentar, por edhe si anëtarë të Bashkimit Evropian për të kontribuar në vendimmarrje të rëndësishme për afrimin e Shqipërisë me BE-në. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-13 14:36
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›