Braçe: Privatët po “marrin peng” sistemin energjetik

Edhe sot ka dështuar për herë të dytë procesi i privatizimit të hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza dhe Shkopet. Tre deputetët Erjon Braçe, Taulant Balla dhe Eduart Shalsi kanë qenë në sallën e Ministrisë së Ekonomisë ku dhe kanë qenë dëshmitarë të dështimit për herë të dytë të tenderit.
Pas daljes, deputeti Braçe u shpreh se dështimi i radhës synon që të ulet sa më shumë çmimi i këtyre hidrocentraleve. “Korporata Elektroenergjetike që këta ofertuesit duan t’i hidhen po prapë mbi kurriz është në gjendje të mjerë. 280 milionë dollarë borxh ka KESH në këto momente që flasim. 216 milionë dollarë nga këto ia ka vetëm bankave të nivelit të dytë. Ndërkohë që i ka mbi 11 milionë dollarë borxh koncesionarëve të rinj. Vetëm për tre muaj kur këto 4 hidrocentrale kanë dalë nga skema e menaxhimit të Korporatës, KESH-i i ka këtyre hidrocentraleve, pra vetëm këtyre të 4, rreth 4-5 milionë dollarë borxh për këto tre muaj”, theksoi ai.
Në lidhje me kompaninë CEZ, Braçe tha se që nga shkurti i vitit që shkoi që nuk paguan asnjë qindarkë detyrime përkundrejt KESH. “Sot që flasim ka 14 ditë që ka ndërprerë importin në përmbushje të kontratës, të detyrimeve që ka për të blerë energji për të kompesuar humbjet në rrjet. 14 ditë sot ! Sqarimi i djeshëm tregon një marrëdhënieje pengmarrjeje midis kompanisë CEZ dhe shtetit shqiptar. Më hiqni gjobën që të blej energji elektrike. Kjo është gjendja e sistemit. Në të tilla kushte të nxjerrësh nga i gjithë sistemi elektroenergjetik shqiptar 4 hidrocentrale që të gjitha bashkë japin deri në 20 milionë dollarë fitim në vit, ndërkohë që për to janë marrë kredi dhe janë shfrytëzuar para për ti kthyer në gjendjen më të mirë të mundshme dhe janë pothuajse të reja të rikonstruktuara totalisht, dhe kjo natyrisht që është plaçkitje nuk është më privatizim”, shtoi ai.
Deputeti i opozitës kërkoi që shitja të mos bëhet me çmim të ulët që të mos rëndojë edhe më tej situatën në Korporatën Energjetike Shqiptare. /Start/
2012-09-14 11:09