Braçe: Asnjë kompensim nga vjedhja e energjisë
Deputeti Erion Braçe u shpreh se deri më tani asnjë faturë nuk është kompensuar nga ana e kompanisë në fjalë.
Deputeti opozitar ka shpjeguar mediat me shifra vjedhjet e energjisë, që sipas tij arrijnë në 4 miliard lekë të vjetra. Sipas tij, 800 milion lekë të vjetra, i ka marrë “Qeveria e Sali Berishës, në formën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, aplikuar mbi çdo faturë të shtuar me vjedhjen”.
“Sali Berisha, Kryeministri që ka boshatisur arkën e shtetit, ka nevojë të madhe edhe për këto para! Sali Berisha përfaqëson ortakun shqiptar në monopolin OSSH; vjedhja e provuar ka qenë me bashkëpunimin e tij, heshtja në dy muaj shton dyshimet se vjedhja e provuar është kryer dhe me miratimin e tij”, tha ai më tej. Ai shtoi se faturat e reja të muajit shkurt, janë edhe më të mëdha në vlerë parash se ato të janarit.
“Hetimi i munguar për këto dyshime të rënda, dëshmon edhe një herë për një shtet aspak funksional, të dështuar e jo në shërbim të qytetarëve. Kultura e pandëshkueshmërisë në këtë vend po kultivon padrejtësisht kulturën e të vjedhurit për çdo gjë, nga kushdo e ndaj cilitdo shqiptari. Të kundërshtosh vjedhjen e të kërkosh ndëshkim për të nuk është presion ndaj biznesit, prokurorisë apo gjykatës”, theksoi Braçe.