E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha gënjen të pastrehët, nuk ka fonde për këtë shtresë sociale

Deputeti i PS, Erion Braçe e ka cilësuar gënjeshtër vendimin e marrë nga qeveria për strehimin e 6 mijë familjeve të pastreha. Deklarata e dhënë nga kryeministri Berisha është një gënjeshtër e madhe e mbajtur, një aferë e re korruptive e mundur, që e detyroi kryeministrin tonë, që 128 ditë larg nga fundi i tij të riformulojë gënjeshtrën e tij, theksoi Braçe. Deputeti socialist e përkufizon këtë mashtrim, sepse sipas tij vendimi nuk ekziston i shkruar kurrkund dhe as i botuar në dokumente zyrtare që i japin fuqi zbatuese dhe se në buxhetin e vitit 2009, qeveria, nuk ka asnjë fond për të mbështetur financiarisht faturën financiare të ligjëratës mashtruese të Sali Berishës, as për interesat, as për principalin, as për kredinë, pra as për shtëpinë. Duke vazhduar akuzën e tij, deputeti Braçe, ka thënë se është e pamundur, që kryeministri të paguajë principin e kredive të mëdha, që ai do tju japë të gjitha kategorive në nevojë. Thelbësisht gënjeshtër, sepse vendimi oral i Sali Berishës, është antikushtetues për 3500 familje shqiptare, që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, vijoi ai. Ndër të tjera, deputeti socialist ka përmendur edhe ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave të vitit 2006, ku thekson se qiramarrësit vazhdojnë të paguajnë qira të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave deri në 2 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Gjithashtu, Braçe ka përmendur edhe nenin 9 të ligjit si nr. 9583, datë 17.07.2006 "Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i cili megjithëse
Ngarkonte Këshillin e Ministrave që të sigurojë strehimin e qiramarrësve, që kanë statusin e të pastrehut, nëpërmjet banesave me qira të ulët, kredive me interes të ulët ose banesave me qira të kompensuar nga shteti, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues këtë nen me vendimin nr. 11 të datës 04.04.2007. Kështu, sipas tij, edhe pse  gjykata ngarkon me detyrim ligjor, Kryeministri Berisha ka 2-vjet që refuzon zbatimin e 2 vendimeve radhazi të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Më në fund, thelbësisht, gënjeshtër  sepse është një riformulim  i gënjeshtrës së vjetër, të mbajtur, të shkruar në programin e qeverisë 2005-2009, ka shtuar Braçe. Duke vijuar akuzat e tij kundër kreut të qeverisë, ai ka përmendur se këtij të fundit teksa i kanë mbetur vetëm 128 ditë, ai nuk ka ndërtuar e ndarë ndershmërisht as 505 apartamente dhe këto në një pjesë të madhe në ndërtim që nga koha e socialistëve, ndërkohë që sipas tij, edhe premtimi i Berishës për familjet që banojnë në shtëpitë e ish- pronareve ka qenë krejt tjetër nga vendimi oral i dëgjuar dy ditë më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›