E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donte te ikte ne Itali, kapet me pasaporte false

Durrës, 21 shkurt, 09:47, NOA – Donte të kalonte kufirin shqiptar me pasaportë të falsifikuar, por është ndalur nga policia.

Ngjarja bëhet e ditur nga forcat e policisë së Durrësit, sipas të cilave, shtetasi Angjelin Bala, lindur në Pukë dhe banues në Lezhë u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare në Portin e Durrësit.

Ai u ka paraqitur atyre një pasaportë jugosllave me numër 002016823 në emër të tij e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Eshtë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasaporta dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të ‘Falsifikimit të letër njoftimeve, pasaportave ose vizave” parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›