Mevlan Shanaj nderohet me titullin Mjeshtër i Madh
Për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare, regjisori dhe aktori i njohur i skenës Mevlan Shanaj, është nderuar dje me titullin Mjeshtër i Madh. Ceremonia e dhënies së këtij titulli është zhvilluar dje në ambientet e Akademisë së Arteve. Titulli i regjisorit dhe aktorit të njohur iu dha nga Maksim Cikuli, këshilltari i Presidentit Bamir Topi. Ndërkohë që emri i Mevlan Shanajt është i njohur për të gjithë ne.
Janë të shumtë filmat ku ai ka qenë aktor, por pa harruar dhe kontributin e tij si regjisor. Mevlan Shanaj mbetet një ndër emrat e njohur të kinemasë, i cili edhe në ditët e sotme ka një aktivitet të gjerë artistik, sidomos në prodhimin e filmave të rinj dhe në sferën akademike. Ai është i njohur si aktor dhe regjisor në mjaft filma të suksesshëm. Jam i lumtur, që nderohem me këtë titull, por mbi të gjitha dua të them se me marrjen e këtij vlerësimi ndiej më tepër përgjegjësi. Më del natyrshëm që të shpreh mirënjohjen time dhe t`ju falenderoj të gjithëve ju që jeni të pranishëm këtu sot. Mirënjohja ime kalon për Presidentin, Bamir Topi, Maksimin, e deri tek mallakastriotët e mi, të cilët më kanë nderuar me çmimin Qytetar Nderi. Një nga filmat e fundit të tij, që është shfaqur me sukses, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve është ai me titull Lule të kuqe, lule të zeza, në qendër të të cilit fokusohen ngjarje të pas viti 97. Artisti i Merituar, regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, ka lindur Mevlan Shanaj ka lindur në qytetin e Fierit në vitin 1945 me 7 shkurt 1945. Pasi ka mbaruar Politeknikumin Mjekësor, gjatë viteve '63-'65 ai ka punuar si ndihmësmjek, për të fituar më pas të drejtën e studimit për në Fakultetin e Mjekësisë. Por pikërisht gjatë kësaj periudhe, Mevlani arriti të kuptojë së rruga që dëshironte të përshkonte nuk ishte mjekësia, por arti. I udhëhequr nga pasioni për artin, ai vendos të heqë dorë përfundimisht nga mjekësia dhe në vitin 1965, i drejtohet shkollës "Aleksandër Moisiu". Katër vjet më vonë ai ka luajtur për herë të parë një rol në filmin "I teti në bronx", film të cilin edhe sot e kësaj dite, Mevlani e kujton me nostalgji. Momente të veçanta në jetën e tij ka shënuar puna si regjisor në RTSH. Siç thotë edhe vete, aty ai arriti të eksploronte çdo lloj zhanri të ekranit, pa përjashtim, duke filluar që nga filmat, spektaklet, drama, koncerte, festivale, dokumentare, etj. Regjisori dhe aktori shqiptar, Mevlan Shanaj, mbetet ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, i cili edhe në ditët e sotme ka një aktivitet të gjerë artistik, sidomos në prodhimin e filmave të rinj dhe në sferën akademike. Disa nga filmat e tij janë: Guximtarët (1970), I teti në bronz (1970), Rrugicat që kërkonin diell (1975), Korrierët (1976), Ballë për ballë (1979), Një telegram, një këngë (1982), Fletë të bardha (1990), Unë e dua Erën (1991) , Rrethimi i vogël (1996), Lule të Kuqe, lule të zeza (2003) etj.