Subvencionimi i teksteve, shpërndahet fondi
Fondi i subvencionimit të teksteve mësimore, me vlerë 415 milionë lekë nga buxheti i shtetit për vitin shkollor 2008-2009, është shpërndarë me sukses në pjesën më të madhe të qarqeve. Zëdhënësja e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ermelinda Muho,
pohoi për shtypin të premten se "në qarqet Kukës, Dibër, Mat, Shkodër dhe në rrethet, Malësi e Madhe, Mirditë, Lushnjë, Skrapar, Ersekë, Pogradec, Përmet, fondi është shpërndarë në masën 100%. Sipas saj, në qarqet Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Vlorë deri tani, është shpërndarë rreth 94-97% i fondit të parashikuar. Sipas Muhos, ministria e Arsimit u bëri thirrje prindërve të nxënësve në qytetet Krujë, Fier, Tiranë, Berat, Librazhd, Durrës, Elbasan, ku deri tani vetëm 80% e tyre kanë tërhequr subvencionet shtetërore për tekstet mësimore, që të paraqiten në zyrat e Postës Shqiptare ku disponohen listat e nxënësve sipas shkollave e klasave. Skema e subvencionimit të teksteve po zbatohet për të dytin vit radhazi. Fondi i posaçëm subvencionit i kalon përdoruesit, pra prindërve të nxënësve në shkollat publike dhe private.
Last Updated on Friday, 20 February 2009 21:31
Last Updated on Friday, 20 February 2009 21:31