E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha na vodhi 128 mln USD

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, akuzoi dje Kryeministrin Berisha, se në 5 muajt e parë të këtij viti i 

ka vjedhur shqiptarëve më shumë se 128 milionë dollarë, duke mos i kompensuar realisht për rritjen e çmimeve, por duke i mohuar edhe investimet publike. Braçe e cilësoi dialogun për NATO-n si turin e gënjeshtrave të kryeministrit. "Turi 'Dialog me gënjeshtrën' i Sali Berishës, duhet të materializohet me këta tregues: Sali Berisha u ka marrë qytetarëve përmes plaçkitjes nga çmimet 128 mln USD, nuk u ka dhënë atyre 147 milionë shpenzime operative, mirëmbajtje, kapitale të cilat mungojnë në spitale, shkolla, rrugë plot gropa, bujqësi, energji, ujë etj., por edhe 11 mln USD shpenzime sociale", tha Braçe. Sipas tij, nga shifrat rezulton se rritja galoponte e çmimeve dhe inflacionit që po paguajnë qytetarët, ka ndihmuar qeverinë të tejkalojë planin në disa zëra, kryesisht tatimesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›