Thaçi në Vlorë: Kemi dy qytete pavarësie
Njeriu që shpalli pavarësinë e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka nisur vizitën e tij në Vlorë, duke vendosur një kurorë me lule në nderim të njeriut që 96 vjet më parë shpalli pavarësinë e Shqipërisë, Ismail Qemalit.
Qemal Biraku & Oerd Ulqini
Në vizitën e dytë zyrtare si kryeministër i Kosovës, Thaçi ka vizituar së bashku me drejtuesit e tjerë të qeverisës kosovare qytetin bregdetar, duke e nisur fillimisht me vendosjen e kurorës te varri i Ismail Bej Qemalit. Ai është përulur me respekt përpara njeriut ku rreth një shekull më parë së bashku me Isa Boletinin shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Pas kësaj ka vizituar monumentin e Pavarësisë, e më pas ka prerë edhe shiritin e përurimit të lulishtes së rehabilituar. Arsyeja e dytë përse Thaçi ndodhej në Vlorë ishte marrja e titullit "Qytetar Nderi". Këshilli Bashkiak i këtij qyteti votoi me 100 % të votave në muajin janar të këtij viti. Por vetë Thaçi shprehu dëshirën që të ishte vetë prezent në marrjen e këtij titulli. Titullin me motivacionin "Si figurë simbol i përpjekjeve të popullit të Kosovës për pavarësi, simbol i heroizmit, shpirtit të lirë, demokratik e intelektual të popullit të tij dhe një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike e diplomatike për finalizimin e statusit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë", iu dorëzua kryeministrit të Kosovës nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Pas marrjes së titullit, Thaçi tha se, "tashmë do kemi dy qytete të dy pavarësive: Vlorën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor të vitit 1912 dhe Prishtinën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, por pa Vlorën nuk do të ndodhte Prishtina".
Vizita në Durrës
Dy kryeministrat Berisha dhe Thaçi paraditen e djeshme kanë vizituar qytetin e Durrësit për të përuruar rrugën "Pavarësia". Kështu do të quhet sot e tutje segmenti bregdetar nga Ura e Dajlanit e deri në Plepa. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Sali Berisha, kanë zbuluar mes duartrokitjeve të zjarrta pllakën në nderim të Kosovës martire. Me një vendim të veçantë Këshilli Bashkiak i Durrësit vendosi që kjo rrugë, shumë e frekuentuar nga turistët kosovarë të quhet "Pavarësia". Kreu i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi tha se, "bregdeti shqiptar do të vijojë të frekuentohet masivisht nga kosovarët, pasi Porti i Durrësit është edhe pika kyçe për të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit". Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha deklaroi se, "kjo vizitë shënon një kulm të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve". Kryeministri shqiptar u premtoi palës kosovare lehtësira për përdorimin e rrugëve dhe të porteve të Shqipërisë.
Nderimi për "Ushtar Kavajën"
Më pas dy krerët e qeverive të Tiranës dhe Prishtinës i janë drejtuar qytetit të Kavajës në përkujtim të heroit të lirisë së Kosovës, Indrit Cara. Pas një takimi me kreun e Bashkisë së Kavajës, Refik Rrugija, dy kryeministrat kanë bërë një vizitë në familjen e dëshmorit Indrit Cara, të cilin e kanë kujtuar duke e vlerësuar për aktin heroik në ndihmë të Kosovës. Vetëm 22 vjeç, Indrit Cara braktis kryeqytetin e Anglisë Londrën, duke iu përgjigjur thirrjes kombëtare "Atdheu në rrezik". Arti ushtarak i mësuar në shkollën "Skënderbej" e ndihmoi dëshmorin kavajas të binte në sy për një guxim të jashtëzakonshëm, ashtu siç thërritej "Ushtar Kavajën" nga luftëtarët e tjerë të UÇK-së, i riu Cara.
"Rama, lideri i së ardhmes"
Kryebashkiaku Rama i ka dorëzuar kryeministrit Thaçi "Çelësin e Tiranës", simbolin e mikpritjes për të dhe për të gjithë kosovarët. Nga ana e tij kryeministri i Kosovës e cilësoi Ramën si liderin e së ardhmes dhe modelin e ndryshimeve në rajon. "Për mua është një kënaqësi dhe një nder. Ju jam mirënjohës në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës e dua të veçoj se ashtu siç e keni ndryshuar Tiranën, do ta ndryshoni për të mirë të gjithë Shqipërinë. Ishte një kënaqësi të bashkëbisedonim me liderin e ardhshëm të Shqipërisë e natyrisht me njeriun e ndryshimeve aktuale dhe model për ndryshimet në gjithë rajonin tonë. Kështu urime, suksese, përgëzime", u shpreh Thaçi.