Ndoka: Konfliktet na rrezikojnë fitoren
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, akuzoi dje PD-në për prishjen e marrëveshjes me këtë parti, duke rrezikuar zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.
"PDK-ja, si një forcë politike e qendrës së djathtë, beson se fitorja e zgjedhjeve politike të vitit 2009 nuk mund të arrihet, nëse koalicioni i partive të djathta shpërbëhet për shkak se njëri prej partnerëve në koalicion, nuk respekton marrëveshjet dhe parimet politike të bashkëpunimit konstruktiv", tha dje Ndoka në një takim me degën e qytetit të Beratit. Ai shtoi se imazhi i qeverisjes nuk mund të dëmtohet nga disa individë, që për interesa të ngushta private bëjnë pazare të pamoralshme dhe përpiqen të dëmtojnë Partinë Demokristiane dhe qeverisjen e saj, me shpresë se do të marrin ndonjë shpërblim. Në fjalën e tij, Ndoka shprehu keqardhje që Partisë Demokristiane po i krijohen pengesa artificiale në përmbushjen e misionit të saj qeverisës nga partneri ynë kryesor në koalicion, PD-ja.