Meta: Kriza e 21 prillit solli bllokimin e dekreteve
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, akuzoi dy partitë politike, PS-PD, për krizën e krijuar pas rrëzimit të dekreteve të Presidentit Topi.
Meta ishte dje në një takim të zgjeruar me gratë dhe të rejat e njësisë nr. 1 në Tiranë. "Krizë është kudo, sepse vetë sistemi qeverisës në vendin tonë sot është në një krizë të plotë. Është në krizë për shkak të atyre ndryshimeve kushtetuese që ne kemi denoncuar qartë, që më 21 prill. Shqipëria edhe sot formalisht quhet Republikë Parlamentare, por praktikisht me ato ndryshime kushtetuese, pra ato përmbysje të raporteve që kanë ndodhur midis Kryeministrit dhe Parlamentit, por edhe sipas ndryshimit të bërë më 21 prill, kanë dobësuar shumë pozitën kushtetuese të Presidentit si kryetar të shteti dhe përfaqësues të unitetit të popullit për shkak të zgjedhjes së tij me 50% +1. Pra sot kemi një sistem kryeministror, një republikë kryeministrore", u shpreh Meta. Më pas, Meta është ndalur në shqetësimet që ambasadori i SHBA-së, zoti Uidhërs, shprehu nëpërmjet gazetës "Panorama", për bllokimin e dekreteve të Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe zbardhjen e çështjes së Gërdecit. Meta akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës se po përdor arrogancë me banorët e kësaj zone. "Duke parë këto dokumente, ju siguroj që jemi tronditur nga kjo arrogancë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe atyre të tjerëve, të cilët forcën nuk e tregojnë me të fortit, se të fortit e marrin lejen dhe e shkatërrojnë Tiranën në qendër të saj", tha Meta.