Dosja “Gërdeci” me 200 dëshmitarë, vazhdojnë rrëfimet te Krimet e Rënda
TIRANE – Prokuroria ka siguruar deri më tani 200 dëshmi që flasin për tragjedinë e Gërdecit.
Dosja voluminoze është pasuruar me rrëfime dëshmitarësh të shumtë, që nga ish-punëtorët e fabrikës së çmontimit ku ndodhi tragjedia, banorë të zonës, persona që kanë qëlluar aty rastësisht, punonjës të ushtrisë, Shtabit të Përgjithshëm, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ndërmarrjes MEICO si dhe zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve. Pavarësisht se deklarimet e mbi 200 dëshmitarëve të Prokurorisë janë administruar në një dosje të vetme, të titulluar “Gërdeci”, rrëfimet e personave të ndryshëm janë klasifikuar në dy linja kryesore, të cilat janë në fakt edhe dy pistat zyrtare në të cilat po heton Prokuroria. Drejtimi i parë i hetimit është ngjarja, si ndodhi tragjedia, si u shkaktuan zjarret e më pas shpërthimet që sollën pasojat katastrofike. Deklarimet e marra nga Prokuroria në këtë drejtim, tashmë kanë krijuar një panoramë të plotë për atë çfarë ka ndodhur në fabrikën e çmontimit ditën kur shpërthimet sollën tragjedinë. Rrëfimet e dëshmitarëve kanë hedhur dritë edhe mbi atë që ka ndodhur më parë aty, mungesën e dukshme të respektimit të kushteve të sigurisë në trajtimin e lëndëve luftarake dhe municioneve të rrezikshme. Në këtë linjë janë renditur kryesisht deklarime nga banorë të zonës së Gërdecit e Vorës, ish-punëtorë të fabrikës së çmontimit, persona që janë ndodhur rastësisht aty dhe deklarimet e Mihal Delijorgjit e Dritan Minxollit. Linja e dytë në të cilën janë dokumentuar dëshmitë tjera, është ajo e tejkalimeve ligjore, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës apo abuzimeve. Në këtë linjë qëndrojnë kryesisht deklarime të specialistëve të ushtrisë, punonjësve të Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes si dhe të ndërmarrjes MEICO dhe zyrtarëve më të lartë të këtyre institucioneve. Ndërkaq në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarëve të tragjedisë së Gërdecit. Hetuesit e Prokurorisë po u rikthehen episodeve të veçanta të ngjarjes dhe po i thërrasin përsëri dëshmitarët përkatës, me qëllim saktësimin dhe fiksimin më të saktë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. Edhe ditën e djeshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dëshmuan tre dëshmitarë të tjerë, ndërsa dy ditë më parë aty është rrëfyer edhe Uran Deliu, babai i Flavios 3-vjeçar, që humbi jetën nga tragjedia bashkë me katër anëtarë të tjerë nga e njëjta familje. t.s