Sejdiu në OKB: Të pavarur,asnjë vendim pa pajtimin tonë
“Për Kosovën nuk mund të merret asnjë vendim pa pajtimin e vetë Kosovës, pasi tashmë ajo është një vend sovran me Kushtetutën e saj”, kjo ishte deklarata e presidentit Sejdiu në Këshillin e Sigurimit.
Kjo deklaratë u pasua me reagimin e ashpër të presidentit Tadiç, i cili në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit mbledhur për të diskutuar mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut, ka deklaruar se “Pavarësia e Kosovës është e paligjshme dhe kundër ligjeve ndërkombëtare. Ajo shkel Rezolutën 1244, ashtu si edhe propozimi i Ban Ki Mun mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut. Vetëm pak vende e kanë njohur dhe Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”. Në raportin e tij mbi rikonfigurimin e UNMIK pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB , Ban Ki Mun, ka propozuar një prani të zvogëluar të OKB-së dhe dorëzimin e disa përgjegjësive tek misioni i Bashkimit Evropian, EULEX, duke parashikuar një fazë kalimtare katër mujore. Plani i Ban Ki Mun është pranuar me pak hezitime në Prishtinë, por është refuzuar në Beograd, i cili e ka vlerësuar atë si një dokument që bie ndesh me Rezolutën 1244. “Situata në Kosovë ka ndryshuar, por nuk duhet humbur çfarë është fituar deri tani. Qeveria e Kosovës tashmë është e konsoliduar”, ka deklaruar kreu i OKB-së, Ban Ki Mun. Sekretari i Përgjithshëm i OKB emëroi zyrtarisht edhe shefin e ri të UNMIK-ut, diplomatin italian Lamberto Zanieri, duke i lënë më shumë kompetenca dhe përgjegjësi operative Bashkimit Evropian. Por siç pritej, ky qëndrim bashkë me propozimin e Ban Ki Mun është refuzuar dhe komentuar si antiligjor edhe nga Rusia, e cila vazhdon të kërkojë rihapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës mes Prishtinës dhe Beogradit. Në mbledhje ishte i pranishëm presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, si lideri i një vendi pa ulëse në OKB dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, si lideri i një vendi pa ulëse në Këshillin e Sigurimit. Ata patën të drejtën e një debati dhe një fjalimi para përfaqësuesve të 15 vendeve të Këshillit të Sigurimit.
Deklarata e Sejdiut
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i kërkoi Këshillit të Sigurimit që të përshtatet me realitetin e ri në Kosovë dhe me miratimin e Kushtetutës së saj, duke zvogëluar kompetencat e misionit UNMIK. Sejdiu ndër të tjera ka përshëndetur edhe punën e kryer nga UNMIK deri tani. Ai i kujtoi Tadiç se 2/3 e vendeve të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës brenda një kohe të shkurtër dhe kjo, sipas tij është arritje e madhe. “Pavarësia e Kosovës dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës sonë kanë krijuar një situatë të re, të cilës duhet t’i përshtatet Organizata e Kombeve të Bashkuara edhe njëherë. Populli i Kosovës e vlerëson iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm për ta rikonfiguruar praninë e OKB-së në vendin tonë”, tha presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ai theksoi se shqetësim aktual në Kosovë paraqitet ndarja funksionale. “Ndarjet në Kosovë në këtë mënyrë janë kërcënim për sigurinë”, tha Sejdiu, duke garantuar shtetet e Këshillit të Sigurimit në OKB, se “Kosova është tashmë një shtëpi e minoriteteve”.