"Këto shpenzime për "reforma" pafund, në kurriz të kujt rendojnë?"
Shumë bujë po bëhet për reformën në administratën shtetërore, për sistemin zgjedhor etj. Dikush kërkon ndryshime në Kushtetutë, dikush deputetë më pak në Parlament, dikush pragu elektoral 2%, dikush këtej e tjetri andej, secili tërheq nga vetja.
Reforma thuhej dje, reforma thuhet sot. Por në terren reformat nuk po japin asgjë të re. Pastaj, a e dini se çdo reformë që do të bëhet ka një kosto, duke ia fillue që nga komisionet parlamentare e deri në bazë, pra kanë shpenzime të mëdha si reforma në sistemin zgjedhor, ashtu edhe të tjerat. Ku rëndojnë të gjitha këto shpenzime që bahen, në kurriz të kujt rëndojnë? Në vendin tonë pak prodhojmë dhe një vend, që të eci përpara duhet të prodhojë dhe pastaj të shpenzojë. Këto reforma ndoshta bëhen vetëm me tërheq mendjen e popullit nga vështirësitë e përditshme të jetesës.
Këto reforma bëhen vetëm e vetëm si të sigurojnë një karrige duke pasuruar një pakicë dhe varfëruar pjesën tjetër. Populli kërkon që të dijë identitetin e tij, të caktojë minimumin jetik, të shikojë si e si të uli taksat dhe jo ti rrisi, se vendi nuk mbahet gjithmonë me borxhe nga jashtë dhe duke shitur të gjitha pasuritë kombëtare.